Transmetuar më 21-05-2023, 09:48

Pejë- Një i ri i burgosur ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës. Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të shtunën.

Sipas njoftimit, viktima është 31-vjeçari me inicialet M.K. I njëjti thuhet se është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe se nuk ka qenë më parë i sëmurë.

“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.