Transmetuar më 24-05-2023, 08:42

Itali- Momente tmerri pë një familje në Itali. Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në mbrëmjen e vonë të së martës në në Sant’Anastasia, në zonën napolitane të Italisë, dy burra të panjohur hapën zjarr në një lokal në Piazza Cattaneo, duke plagosur një burrë, gruan e tij dhe vajzën 10-vjeçare.

Të paktën 10 të shtëna u dëgjuan në drejtim të një lokali, që sipas hetimeve paraprake dyshohet që kanë qëlluar aksidentalisht familjen e cila ndodhej jashtë duke ngrënë në atë moment.

Tre të plagosurit, babai 43-vjeçar, i plagosur lehtë në dorë, nëna 35-vjeçare, e cila u plagos në bark dhe vajza 10-vjeçare, e qëlluar me plumb në kokë, ndodhen në spital. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë por sipas mediave italiane u shmang rreziku për jetën.

Karabinierët po shikojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa dëshmitarë flasin për një mosmarrëveshje mes të rinjve. Ende nuk duhet shkaku i kësaj ngjarjeje, por hipoteza për momentin është se familja, e cila po hante jashtë lokalit, është qëlluar aksidentalisht.