Transmetuar më 27-05-2023, 22:39

Flor Binaj ishte i ftuar në programin ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçin teksa ndau me shumë kënaqësi rrugëtimin e mbarë të filmit të animuar ‘Skëndërbeu’. Binaj tha se nisma është përkrahur shumë nga shqiptarë anë e mbanë botës fal donacioneve të bëra.

I pyetur nga Ermali se përse nuk ka kërkuar edhe mbështetje institucionale, aktori tha se shpesh në të tilla projekte suporti i tyre është minimal edhe pse mbetet i hapur ndaj çdo ndihme.

A është kthyer ai në një personazh jo të preferuar të politikës aktuale?

‘Na mbyllën ‘Piranjat’ në ABC. Ka pasur raste ku më kanë penguar edhe shfaqje duke mos më dhënë salla teatri. Më xhonglojnë dhe nuk më japin një sallë teatri. Shumë shpejt do kem një shfaqje për publikun’.

Flor Binaj iu përgjigj edhe zërave se ai paguhet për të atakuar qeverinë apo se ndoshta pret ndonjë post politik për të ndryshuar qëndrim.

‘E dëgjoj shpesh sidomos nga trimat e rrjeteve sociale tingëllon çuditshëm kur mendon ndryshe. Por këto njerëz që flasin kështu jetojnë si kali nuk dinë të shohin majtas djathtas’, u shpreh Binaj.