Transmetuar më 29-05-2023, 10:46

Një tërmet me magnitudë 3.6 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pukë.

Epiqendra e tërmetit është fshati Fan në Mirditë, ndërsa ka pasur thellësi 12 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë, por nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.