Transmetuar më 30-05-2023, 11:55

KOSOVË- Sot është dita e tretë e protestave në veri të Kosovës.

Ndërkohë reagimet lidhur me situatën dhe tensionet mes palëve janë të shumta. Diplomati suedez Karl Bilt shprehet se hapat e parë drejt përshkallëzimit në dhunë të protestës erdhën nga Kosova.

"Hapat e parë që nisën ciklin e përshkallëzimit u hodhën nga pala prishtinase. Pastaj shkoi tatëpjetë. Dhe tani është vërtet keq", ka shkruar Bilt.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.