
Ja parashikimet e horoskopit për ditën e sotme, e diel 24 shtator 2023 shenjë pas shenje nga astrologu Paolo Fox, përkthyer nga noa.al!
Dashi:
Nga kjo e diel gjërat do të përmirësohen në sajë të kalimit të Diellit në Peshore. Gjithsesi nuk jeni shumë të favorizuar nga yjet, por gjërat mund të shkonin edhe më keq. Në aspektin profesional tani për tani do t’ju duhet të bëni përpjekje të dyfishta: të punoni dhe të merrni mbështetje nga partneri/ja juaj.
Demi:
Një kthesë e madhe në jetën tuaj po vjen për ju. Mund të ketë të bëjë me punën ose dashurinë, por edhe të dyja bashkë. Jeta juaj e përditshme do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme.
Binjakët:
Emocionalisht ndjeheni ende pak si i çuditshëm dhe kjo vjen për shkak të ndikimit të Jupiterit në shenjën tuaj. Muajt e ardhshëm do të jenë të sikletshëm për ju, gjërat do të përmirësohen vetëm në fund të vitit. Në dashuri përpiquni t’i besoni më shumë partnerit/es.
Gaforrja:
Në ditët në vijim do jeni shumë grindavecë me partnerin/en. Jeni në mes të një stuhie dhe e ardhmja e marrëdhënies tuaj romantike do të varet nga mënyra se si do të arrini të dilni nga kjo krizë. Në anën tjetër, gjërat do të shkojnë më mirë në punë.
Luani:
Do të duhet të përfitoni nga e kjo e dielë 24 për të bërë diçka që duket si shumë e rrezikshme. Mërkuri, Afërdita dhe Hëna janë në anën tuaj ndaj përfitoni prej tyre.
Virgjëresha:
Njohja që keni pritur prej kohësh më në fund ka ardhur, por në punë jeni dyfish të ngarkuar me angazhime dhe afate. Merreni gjithçka një nga një dhe shikoni që gjithçka do të jetë më mirë.
Peshorja:
Dielli më në fund ka hyrë në shenjën tuaj, kështu që ju keni filluar të shikoni seriozisht përreth për të gjetur një partner/e që i përmbush pritshmëritë tuaja.
Akrepi:
Do të kaloni një të diel jo në top formë. Ju dëshironi të lini pas gjithçka, por duhet të jeni të duruar si në punë ashtu edhe në shtëpi. Mundohuni të relaksoheni pak më shumë.
Shigjetari:
Horoskop i mirë për të dielën 24 për ju, sidomos përsa i përket dashurisë pasi dëshironi të bini sërish në dashuri ose të konsolidoni sërish një lidhje. Fundi i vitit do të jetë pozitiv për gjërat në punë.
Bricjapi:
Këtë të diel 24 do të keni një ditë të ngarkuar dhe është krijuar përshtypja se nëse përqendroheni në punë, atëherë dashuria fillon të shkojë keq dhe anasjelltas. Ekziston nevoja për të gjetur një ekuilibër.
Ujori:
Përkushtojuni ekskluzivisht punës sot edhe pse fundjavë, sidomos për ata që kanë një gjë të vetën. Në sajë të aftësisë suaj krijuese, gjërat do të duken shumë më të lehta. Organizoni një gjë speciale, një surprizë në mbrëmje për ta kaluar me partnerin/en.
Peshqit:
Këtë të diel do të jeni shumë, shumë argumentues. Çfarëdo që t’ju thuhet do të shkaktojë polemika nga ana juaj. Dhe e gjitha kjo do të çojë në një humbje të madhe energjie. Përpiquni të gjeni përsëri qetësinë. /noa.al