
Ja parashikimet e horoskopit për nesër 26 shtator 2023 shenjë pas shenje nga astrologu Paolo Fox, përkthyer nga noa.al!
Dashi:
Nesër, e martë 26, mund të keni vështirësi në organizimin e gjërave për të bërë. Mundohuni të respektoni angazhimet që bëni edhe nëse kjo mund të jetë e vështirë.
Demi:
Tundim i fortë ju ka kapluar për të prishur gjërat dhe këtë e keni si zakonisht sidomos kur ndiheni veçanërisht të mërzitur. Ka ditë që janë më të vështira se të tjerat, kur pengesat duken të pakapërcyeshme, thjeshtë duhet të përmbaheni.
Binjakët:
Përkushtimi juaj nuk është shpërblyer gjithmonë ashtu siç keni dashur. Ka pasur oferta dhe marrëveshje që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë tuaja. Por mos u dorëzoni, vazhdoni të punoni me përkushtim dhe do të merrni rezultatet e dëshiruara.
Gaforrja:
Nesër mund të hasni disa vështirësi për të folur hapur me njerëzit e afërt. Ka tension rreth e rrotull, veçanërisht në mjedisin e brendshëm.
Luani:
Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos bëni të njëjtin gabim dy herë, me disa njerëz duhet të jeni të kujdesshëm.
Virgjëresha:
Dëshira për risi do të jetë e fortë edhe në jetën e dashurisë, veçanërisht për ata që duan të jetojnë përvoja të reja. Për disa nga ju, që kanë përjetuar zhgënjim, ndihen gati të përfshihen në një aventurë të re.
Peshorja:
Nëse dikush ju ka bërë keq, duhet të gjeni guximin për të reaguar. Në të kundërt, ju, donjëherë për të shmangur polemikat, jeni të gatshëm ta lini problemin të rrëshkasë, por kur dikush bën një gabim në më shumë se një rast, toleranca nuk mund të jetë e njëjtë.
Akrepi:
Është një periudhë interesante për ndjenjat, mbi të gjitha prej kalimit të Venusit në shenjën tuaj. Nuk do të mungojnë mundësitë më të mira për ta përjetuar dashurinë në mënyrë më paqësore.
Shigjetari:
Ata që janë prej kohësh në çift do të ndiejnë përfshirje më të madhe në jetën e tyre dashurore, kurse për beqarët është koha që të përfshihen në një lidhje përfundimtare.
Bricjapi:
Shikimi i së ardhmes me optimizëm të madh dhe frika se mos humbj shanse dhe mundësi për t’u rritur dhe përmirësuar mund t’ju shtyjnë të merrni vendime që janë shumë sfiduese.
Ujori:
Në familje ka çështje për të zgjidhur, disa konflikte dëmtojnë humorin tuaj të mirë. Të folurit qartë mund t’ju ndihmojë, por nuk është e lehtë të gjeni guximin për të thënë atë që mendoni.
Peshqit:
Jeni përthithur nga një periudhë gjithnjë e më pak kërkuese nga pikëpamja e punës. Në dashuri, megjithatë, po vjen një muaj i mirë, tetori do të shënojë fillimin e një rilindjeje të vërtetë sentimentale. /noa.al
Shenjat më pesimiste të zodiakut: e shohin gjithmonë gotën gjysmë bosh
Më tregoni shenjën tuaj të horoskopit, t’ju tregoj… specialitetin tuaj në seks
4 shenjat më ziliqare të zodiakut, kujdes mos e hani pas shpine
Mes këtyre shenjave të zodiakut ka një kimi të fortë, ato janë të destinuara për njëra-tjetrën
Shenjat e horoskopit që ndjekin profesionin e prindërve të tyre
Ja cila është ëndërra jote në sirtar sipas shenjës së horoskopit që ke