Transmetuar më 28-09-2023, 21:06

BILISHT- Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Bilisht. Mësohet se nga shpërthimi i bombolës së gazit është dëmtuar shumë banesa. Ndërkohë që fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga familja.
Policia vendore informon se ‘në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombulës së gazit’.