Transmetuar më 29-09-2023, 08:45

ITALI-Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare është gruaja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugë në Castelfiorentino pak hapa larg Firences. Ajo kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç. Prej disa kohësh ishte në Itali dhe kishte një leje qëndrimi të rregullt.

Hetuesit janë aktualisht në gjurmët e ish-bashkëshortit të gruas, i cili është larguar nga zona ku banonte Vefa.

Vrasja tronditi të gjithë komunitetin lokal. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe të shtënat me armë u dëgjuan nga banorët e zonës, të cilët ngritën alarmin, por nuk kishte asnjë dëshmitar okular të krimit.

Klodiana u rrëzua përtokë dhe kur mbërriti ndihma, ajo u deklarua e vdekur.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, një burrë ishte duke e pritur Klodianën dhe më pas kanë pasur një debat mes të dyve. Më pas vrasësi ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë 35-vjeçaren