Transmetuar më 29-09-2023, 20:08

Reshjet e shiut, të shoqëruara me bubullima, shkreptima rrufe, kanë përfshirë disa zona të Gramshit ditën e sotme.

Në fahatin Broshtan, rrufeja goditi një tufë me bagëti duke vrarë 10 krerë dhi.

Ndërkohë çobani Dëfrim Qyra ka shpëtuar për mrekulli.

Në ndihmë të tij kanë mbërritur banorë të fshatit.

Për familjen Qyra mbarështimi i bagëtive është e vetmja mundësi për të mbijetuar.

38 vjeçari apelon për ndihmë nga qeveria apo kushdo tjetër.