Transmetuar më 30-09-2023, 20:19

DURRËS- Iu vendos tritol pak muaj më parë, arrestohet sot në mbrëmje Aldi Mustafa pasi iu gjet armë dhe lëndë narkotike në mjet.
Mjeti u bllokua në zonën e ish-Kenetës në Durrës.
Bashkë me Aldi Mustafën është arrestuar edhe një person tjerë që ka qënë në të njëjtën makinë.
Në muajin prill të këtij viti Mustafës iu bë atentat me lëndë plasëse në makinë në zonën e Shkozetit, ku shpëtoi pa lëndime.