
Në momentin e arrestimit atij i është sekuestruar një armë tip’ Scorpion’ me silenciator. Po ashtu u arrestua edhe Klevis Kurdiu, shoku me të cilin po udhëtonte me një makinë dhe dyshohet se ishte nisur për të kryer atentatin
DURRËS- Aldi Mustafa një personazh i skeduar në ngjarje kriminale dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia në Durrës.
Në njoftimin për shtyp, policia bën me dije se Mustafa kishte planifikuar një atentat, por është vënë në pranga.
Në momentin e arrestimit atij i është sekuestruar një armë tip’ Scorpion’ me silenciator.
Po ashtu u arrestua edhe Klevis Kurdiu, shoku me të cilin po udhëtonte me një makinë dhe ishte nisur për të kryer atentatin.
Kush është Aldi Mustafa
Mustafa nuk ështe emër i panjohur për Policinë. Ai u arrestua në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi.
Ai njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur.
Gjithashtu ai ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.
Në 3 prill të këtij viti ai ishte ‘shënjestra’ e një atentati. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volksëagen’, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime.
Në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje.