Transmetuar më 07-02-2024, 21:45

RUSI- Që pas nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë janë dëgjuar histori të dhimshmë ndarjeje dhe vdekjesh por rasti i fundit ti cili është publikuar së fundmi duket i pazakontë. Një komandant ukrainas ka bërë të ditur që po lufton kundër babait të tij i cili është shofer tanku për ushtrinë ruse.

Komandanti i IFV ukrainase “Bradley” Oleksandr ka pohuar se po lufton kundër babait të tij.

“Unë po luftoj kundër babait tim. Ai është shofer i tankut në ushtrinë ruse”, tha 19-vjeçari.

Ndryshe, Rusia ka nisur luftën me Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd