Transmetuar më 18-02-2024, 10:39

Policia kap të dyshuarin për plagosjen me thikë që ndodhi dje në Kavajë.

‘Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas disa orë kontrollesh në zonë për kapjen e autorit, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin Armando Shtini, 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd