Transmetuar më 18-02-2024, 15:17

Gabriele Mezini, ka qenë një ish-konkurrent në formatin më të ndjekur “Big Brother VIP 3”. Rrugëtimi i tIj nuk zgjati shumë, sakaq gjatë gjithë kësaj kohe ai është parë nëpër intervista të ndryshme duke folur për eksperiencën që pati brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, komente lidhur me banorët, e kështu me radhë.

Pak kohë më parë ai ka shprehur një pëlqim për një prej banoreve që aktualisht është akoma pjesë e garës. Bëhet fjalë për Vesën.

Gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme për “S’e Luan Topi”, Gabriele ka thënë: ‘Me Vesën mund të pi një kafe, të ha një darkë, mund të jetë diçka ndryshe.’

Por a do të ketë dhe Vesa të njëjtën dëshirë si ai? Kjo mbetet për t’u parë…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd