Transmetuar më 18-02-2024, 17:46

Dy banesa janë përfshirë nga flakët në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mandati i dytë”, ndërsa banesat të cilat janë djegur plotësisht, ishin në pronësi të dy vëllezërve.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd