Transmetuar më 18-02-2024, 19:30

RUMANI – Zelimkhan Abakarov u shpall nënkampion i Evropës në kategorinë e peshës deri në 61 kg në stilin e lirë, teksa në finale u mposht nga mundësi rus që garon si neutral, Magomedov me rezultatin 7-4.

Ishte ky një duel me shumë rivalitet teksa të dy mundësit kërkuan triumfin final, por në fund Abakarov u detyrua të dorëzohej përballë kundërshtarit të tij, dukë varur medaljen e argjendtë në qafë.

Vlen të theksohet se Abakarov ishte në avantazh kundrejt Magomedov, por që nuk mundi ta ruajë atë dhe në fund u kënaq me vendin e dyte. Medalja e argjendtë e Abakarov pason atë të artë që fitoi islam Dudaev pasditen e së shtunës në kategorinë deri në 65 kg, pasi mundi në finale Rashidov.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd