Transmetuar më 18-02-2024, 20:05

GJERMANI – Pasi ndeshja Rostock-Hamburg u ndërpre nga dy makina me telekomandë, tifozët në ndeshjen Freiburg – Frankfurt ishin edhe më origjinalë, duke përdorur… një avion me telekomandë.

Ndeshja u ndërpre për rreth 10 minuta në fillim të pjesës së dytë dhe përveç avionit, në fushë u hodhën edhe sende.

Kujtojmë se ka pasur shumë protesta nga tifozët në këto ndeshje të Bundesligës dhe të kategorisë së dytë, por zakonisht janë hedhur vetëm topa tenisi, apo monedha çokollate.

Për sa i përket ndeshjes që përfundoi në barazim 3-3, Frankfurt shënoi tri herë, por të tri herët e shpërdoruan atë avantazh prej një gol. Golat e mysafirëve u shënuan nga Marmoush (27’) dhe Knauff (35’ dhe 72’), ndërsa për Freiburg realizuan Doan (30’), Grifo (45’+5) dhe Gregoritsch (90’).

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd