Transmetuar më 18-02-2024, 20:27

Bayern Munchen pëson disfatën e dytë radhazi në kampionat, pasi u mund 3-2 nga Bochum në Vonovia Ruhrstadion (Bochum).

Kampionët e Gjermanisë zhbllokuan ndeshjen me Musialën, por u përmbysën brenda pjesës së parë me Asano dhe Schlotterbeck. Dalja me karton të kuq e Upamecanos në minutën e 78-të i dhuroi mundësinë e artë vendasve, të cilët shndërruan në gol një penallti me anë të Stoger. Bavarezët u futën në lojë me Kane, por ishte tepër vonë, pasi fati i ndeshjes ishte vendosur tashmë.

Të besuarit e Tomas Tuchel renditen në vendin e dytë dhe kanë 8 pikë më pak se Leverkusen, duke u larguar kështu në një farë mënyre nga kryesuesit. Bochum ndihet mirë në mesin e tabelës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd