Transmetuar më 18-02-2024, 23:14

Shqipëria “shkëlqeu” në Europianin e Mundjes, që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë me sportistin Islam Dudaev. Mundësi rus i natyralizuar që përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, Islam Dudaev, ia ka dalë të triumfojë në disiplinën Stil i lirë deri në 65 kg, përballë rusit Gazhdimurad Rashidov.

Ky i fundit, i ka bërë shumë rivalitet mundësit të natyralizuar shqiptar që garon për Shqipërinë.

Por në fund, Dudaev ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1, që i ka dhënë atij dhe Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, duke e konfirmuar edhe këtë të fundit si një nga sportistët më të mirë të kësaj disipline.

Rezultatet fantastike të Dudaev janë sinjale premtuese për medaljen e parë Olimpike të Shqipërisë në Paris 2024.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd