Transmetuar më 18-02-2024, 23:23

Të paktën 24 milion raste gripi janë shënuar në Shtetet e Bashkuara.

Prej tyre rreth 260 mijë persona janë shtruar në spital ndërkohë që 16 mijë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij sezoni.

Të dhënat janë bërë publike nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ndërkohë vetëm gjatë javës së fundit kanë humbur jetën 8 të mitur, duke e çuar totalin në 82 vdekje pediatrike për këtë sezon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd