Transmetuar më 19-02-2024, 09:45

TIRANË- Është vetëdorëzuar në Polici, 31-vjeçari Amarildo Kamberi, i cili plagosi me armë zjarri fqinjin e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 17 shkurt në Tiranë, ndërsa policia thotë se dy fqinjët janë përplasur me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Nga kontrollet është bërë sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes si dhe një sasi municioni luftarak.

I plagosuri është Xhevahir Kolaveri.

Ai është qëlluar në këmbë me armë zjarri, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd