Transmetuar më 19-02-2024, 10:14

Stefano Pioli është shprehur i hidhëruar për humbjen e rëndë ndaj Monza. “Bëmë disa gabime, që rrezikuan ndeshjen. Treguam se kishim cilësitë për ta rikthyer rezultatin në favorin tonë, pas 2-2 duhej të ishim më të kthjellët, – janë fjalët e trajnerit të Milanit. – Ishte një mbrëmje ku bëmë edhe shumë gabime”.

Për rotacionin në formacion: "Dje Pulisic nuk u stërvit, sepse ishte ende i lodhur. Leao duhej të luante, por ndaloi për shkak të një dhimbjeje në pulpën e këmbës. Është një humbje që me të vërtetë dhemb, duke pasur parasysh se si erdhi. Vërtet ishte një mbrëmje e keqe.

Në pjesën e parë skuadra duhej të ishte më e shpejtë, Monza na priti dhe kundërsulmoi. Golat i pësuam nga episode në të cilat një skuadër si e jona duhej të ishte më e vëmendshme dhe me mendje të kthjellët".

Gabimet e Thiaw dhe Jovic: "Këto janë gabime të rënda, ne të gjithë duhet të kishim bërë më mirë. Një disfatë që na lëndon, e cila duhet të na bëjë të punojmë më mirë".

Milani i tij pëson shumë gola jashtë fushe: “Kemi treguar se kur punojmë mirë si skuadër, mund të mbrohemi mirë. Pësimi i shumë golave të pësuar jashtë shtëpisë është diçka që duhet përmirësuar”.

Në këtë pikë ka mbetur vetëm “Europa League” për ta shpëtuar sezonin: "Të dyja kompeticionet duhet të jenë motivimi ynë. Ne u ndalëm në kampionat, kur nuk duhej të ndodhte. Vendi i tretë nuk është ende aq solid, vendi i dytë nuk është aq larg. Ne duhet ta kompensojmë këtë paraqitje të keqe".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd