Transmetuar më 19-02-2024, 10:43

Pas barazimit zhgënjyes në Verona, Alessandro Del Piero, simbol dhe flamur i klubit të Juventusit prej 19 vitesh, u rikthye gjithashtu për të folur mbi bardhezinjtë. Gjatë rrjedhës së “Sky Calcio Club”, në "tryezën e rrumbullakët" kanonike të drejtuar nga Fabio Caressa, ish-kapiteni i “Zonjës së Vjetër” foli mbi Massimiliano Allegri, i cili është vënë në pikëpyetje vazhdimisht edhe këtë sezon.

Nga “driblimi” i vitit të kaluar e deri te kritikat e sotme, që pasuan kryesisht përplasjen direkte me Interin e Simone Inzaghit, të gjitha në “skanerin” e Del Piero: "Sezonin e kaluar, Allegri nuk ishte i mirë, në fakt ishte i shkëlqyer.

Max ishte heroik në krijimin e një mjedisi që mundi (me rezultatet në fushë) ta kualifikonte Juventusin në Ligën e Kampionëve, me gjithçka ka ndodhur. Edhe këtë sezon ka merita të ndryshme, duke aktivizuar Yildiz e të rinj të tjerë.

Në një situatë ku gjërat nuk shkojnë mirë, është e qartë se Allegri ka përgjegjësitë e tij, ashtu si të gjithë, nga stafi te lojtarët. Ka situata që duhet të ndryshojnë me kalimin e kohës. Nëse luan për Juventusin, duhet të përmirësohesh, nuk mund të jesh i njëjti lojtar si kur mbërrite aty.

Nuk jam unë personi që duhet ta them nëse Allegri do të qëndrojë te Juve apo jo, nëse e meriton apo jo. Mendoj se duhet të jesh pak pragmatik në situata të caktuara, sepse bardhezinjtë ishin të dytët, pak pikë larg Interit.

Në të vërtetë objektivi madhor është kthimi në Ligën e Kampionëve, por duhet të hidhni një vështrim të shpejtë atje, nëse Interi do të kalonte një krizë. Atje na duhej të bashkoheshim për një moment, por në vend të kësaj humbi rivaliteti në krye të renditjes, që që do ta bënte kampionatin më interesant".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd