Transmetuar më 19-02-2024, 11:47

Luis Suarez mund të kishte luajtur për Real Madridin. Këtë e ka zbuluar vetë sulmuesi veteran, tashmë tek Inter Miami bashkë me Messin, gjatë një interviste për “La Mesa”.

Suarez shpjegoi: "Në vitin 2014, agjenti im foli me Real Madridin. Para Kupës së Botës 2014, Real Madridi donte të nënshkruante me mua dhe gjithçka po shkonte mirë. Ata po mendonin të shisnin Benzema tek Arsenali, gjithçka ishte bërë tashmë".

Sulmuesi uruguajan më pas shtoi: "Kur filloi Kupa e Botës ndërhyri në negociata Barça dhe, natyrisht, unë preferova ofertën katalanase. Pas kafshimit të Chiellinit prej meje, në ndeshjen midis Uruguait tim dhe Italisë, duket se Real Madridi e humbi interesin. Megjithatë, Barcelona eci përpara. Në fund i kisha të dyja opsionet dhe zgjodha Barcelonën, sepse ishte ëndrra ime”.

Suarez do të tërhiqet pas përvojës së tij në MLS: "Inter Miami do të jetë klubi im i fundit. Familja ime tashmë e di. Nuk kam caktuar ende një datë për lamtumirën time nga futbolli, por ky është hapi i fundit. Jam i përgatitur për këtë sfidë të fundit, edhe pse kam konsumim të pashmangshëm".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd