Transmetuar më 19-02-2024, 12:56

Carlo Ancelotti ka analizuar barazimin kundër Rayo Vallecano në ndeshjen e javës së 25-të të La Liga-s. Barazimi, sipas Carletto, mund të duket pak sot, por jep vlerë kur njeriu zgjeron vizionin dhe shikon nga e ardhmja.

Ndeshja – "Nuk e nisëm mirë, por nuk zgjati shumë. Më pas shënuam, një tjetër gol pothuajse u anulua, ai i Valverde. Deri te penalltia luajtëm shumë mirë, pastaj gjithçka ndryshoi. Ishte një tjetër ndeshje me shumë duele, nuk ishte e lehtë për të kërkuar ide. Barazimi nuk na lë shije të mirë, gjithsesi".

Gjyqtari – "Unë nuk fola me arbitrin e katërt për përjashtimin e Carvajal me karton të kuq. Gjithsesi, mendoj se ishte një arbitrim i mirë".

A pret kritika – "Si mund të përgjigjem? Këtu, ne duhet të fitojmë çdo ndeshje. Por për të fituar La Liga-n, mos i humbisni ato që nuk mund të fitoni. Mendoj se ky barazim është një hap i rëndësishëm për të fituar titullin".

Rayo – "Nuk është e lehtë të fitosh në këtë fushë, e cila është më e shkurtër. Duhet të luash një lojë ndryshe. E nisëm shumë mirë, por më pas gjithçka u komplikua".

Mbappé dhe përqendrimi – "Ta fajësosh këtë ekip për diçka këtë sezon është e vështirë”.

Modric – "Tregoi një lojë shumë të mirë. Ishte Modric i zakonshëm".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd