Transmetuar më 19-02-2024, 13:38

Vitor Roque, sulmuesi i ri i Barcelonës dhe kundërshtari i radhës i Napolit në Ligën e Kampionëve, ka dhënë një intervistë për "Mundo Deportivo", duke u ndalur tek eksperienca e re me Blaugranët.

“Kam qëndruar i qetë, e dija që nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja, punoja dhe punoja për t’u përshtatur sa më shpejt. Barcelona është një mundësi për t’u shfrytëzuar sa më shumë.

Gjendja ime sportive? Do të thoja se jam 70-75%. Çfarë ndryshon nga Brazili? Këtu te Barça futbolli është shumë më i shpejtë, mjaftojnë një apo dy prekje. Tek Atletico Paranaense nuk bëhej fjalë për lojë me topin në tokë, por më shumë për dërgimin e topit të gjatë.

Lewandowski? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, si të gjithë në dhomën e zhveshjes. Një lojtar që ka bërë historinë e futbollit. Mundohem të mësoj sa më shumë prej tij, gjithmonë dëshiron të punojë.

Kur mbaron trajnimi shkoj me të dhe përpiqem ta ndjek, për të mësuar sa më shumë. A më ka dhënë ndonjë këshillë? Po, më thotë se jam ende shumë i ri, të jem i qetë, sepse kam një të ardhme të ndritur përpara”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd