Transmetuar më 19-02-2024, 13:40

Ngjarje e rëndë në Dimal! Qëllon me thikë bashkëshorten e vëllait, por është arrestuar menjëherë nga policia. Blutë thonë se ai ka probleme mendore.

‘Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, se në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme’ njofton policia vendore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd