Transmetuar më 20-02-2024, 08:32

E mposhtur nga Bochum, skuadra e Bayern Munich rrëshqet në -8 pikë nga kreu i renditjes. Titulli në Bundesligë është tashmë në rrezik serioz, ndërsa duhet përmbysur disfata në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, kundër Lazios.

Celësi i një ekipi të aftë për të fituar titullin e 11-të radhazi dukej se ishte blerja e qendërsulmuesit anglez. Pra, zgjidhja për të gjitha problemet u pa Harry Kane. Megjithë bollëkun e golave në karrierën e tij, anglezi në fakt njihet për faktin se nuk ka fituar kurrë një trofe ekipor.

Kane te Bayern Munich erdhi për të kombinuar aftësinë e tij të madhe për të shënuar, aq sa anglezi dominon në top-listat e golashënuesve (të fituar tashmë në Premier League, si dhe tituj të tjerë individualë), me një makinë trofesh si ajo bavareze.

Kane shënon si gjithmonë, por Bayern Munich rrezikon seriozisht të mos fitojë asgjë në sezonin 2023-2024. Disa mundësi tashmë janë zhdukur, të tjera janë në limite dhe mund të zbehen në një dimër vendimtar për Kane, Tuchel dhe sezonin e gjigantit gjerman.

Natyrisht, kanë mbetur edhe tre muaj deri në fund të kampionatit, por Bayer Leverkusen duket se e ka vënë njërën dore te titulli pas dështimit të Bayernit për të fituar ndaj Bochum. Në fakt, më 18 shkurt, Kane dhe shokët e tij, çuditërisht u mundën 3-1 kundër një ekipi të vogël, duke mbetur kështu 8 pikë pas skuadrës fenomenale të Xabi Alonso.

Në qendër të kritikave të tifozëve është mbi të gjitha Upamecano, i cili mori kartonin e dytë të kuq brenda pak ditësh: pas Champions League, kartoni i kuq i dytë shkaktoi edhe një penallti ndaj Bochum-it.

Në çdo sezon tjetër, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, tifozët e Bayern Munich nuk do të kishin dyshime për shanset e përmbysjes në shtëpi. Humbja ndaj Lazios, megjithatë, erdhi në një periudhë që e sheh Bayern Munich të rrënuar mendërisht. Këtë herë kalimi në raundin tjetër nuk duket aspak i sigurt.

Në fund të fundit, po flasim për një fitore të domosdoshme, udhëkryqin e madh të sezonit. Nëse eliminohet nga skuadra e Sarrit, atëherë do të jetë një dështim total për Bayernin. Dhe për Kane, që do të duhet të presë të paktën edhe një vit për të ngritur trofeun e parë ekipot të karrierës së tij.

Harry Kane ka parë tashmë të dështojë në fitimin e Superkupës së Gjermanisë dhe Kupës së Gjermanisë, muajt e fundit. Në rastin e parë, Bayerni u mund nga Leipzig, në të dytin ishte Saarbrücken befasues që eliminoi skuadrën e Tuchel dhe shansin e parë, më në fund, të Kane duke buzëqeshur me një trofe skuadre në duar.

Anglezi vazhdon të fitojë çmime personale, por mbetet pa çmime ekipore. Pasi fitoi tri herë trofeun e golashënuesit më të mirë të Premier League, edhe "Këpucën e Artë" të Botërorit 2018, Kane mund ta fitojë këtë trofe edhe në Gjermani. Në fakt, Kane aktualisht ka 25 gola në Bundesligë, gjë që e bën atë lider si në renditjen e golashënuesve më të mirë në Gjermani, ashtu edhe në Evropë, përpara Mbappé dhe Lautaro Martinez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd