Transmetuar më 19-02-2024, 14:58

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 13:00 në qytetin e Burrelit. Një automjet tip benz përplasi 4 persona në vendin e quajtur ish grumbullimi.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjet duke dalë nga rruga ku fillimisht është përplasur me koshin e mbeturinave dhe ka marrë përpara katër personat që ndodheshin në trotuar duke i plagosur rëndë.

Pasi ka shkaktuar aksidentin, policia njoftoi se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim.

Katër të plagosurit, mes tyre një fëmijë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa personi i katërt i cili është shofer i mjetit të pastrimit të Bashkisë dhe në atë moment po ndërronte gomën e mjetit, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit të rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti tip benz.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd