Transmetuar më 19-02-2024, 18:45

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 3 janë vënë përballë një sfide.

Ata duhet të mos reagojnë ndaj çdo gjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi.

Mirëpo, disa prej tyre nuk e kanë pasur aspak të lehtë. Pas më parë, në shtëpinë e Big Brother u fut aktorja e humori Rita Lati dhe Roza nuk mund të reagonte.

Në pamundësi për t’i folur dhe përqafuar, Roza shpërtheu në lot teksa e ëma kaloi pranë saj në oborr.

“Ua ua, më lini të jetoj, nuk dua të vdes. Ua mu shtua jeta, mu shtua jeta”- tha Rita Lati teksa i qëndronte pranë Rozës, e më pas nis të kërcejë e të këndojë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd