Transmetuar më 19-02-2024, 19:16

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është thirrur në SPAK për të dëshmuar lidhur me aferën e “sterilizimit”.

Për më shumë se 2 orë, Manastirliu, që më herët ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë, është pyetur nga prokurorët si person që ka dijeni lidhur me rrethanat për çështjen e koncesionit të sterilizimit, gjatë kohës që ka qenë drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare (QSUT).

Koncesioni i sterilizimit tejkalon 100 milionë eurot në 10 vite. Për këtë aferë janë aktualisht në burg ish zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj si dhe shoku i tij, biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncensionin në dhjetorin e 2015, megjithë dyshimet e menjëhershme për korrupsion dhe mosplotësim të kritereve ligjore.

Ndërsa po hetohet edhe roli i ish ministrit Ilir Beqja, i cili aktualisht është me masën “detyrim paraqitje”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd