Transmetuar më 19-02-2024, 19:39

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një sfidë e madhe kjo sot për banorët e shtèpisë së “BBV3”, ku ata nuk duhet reagojnë ndaj asgjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi. Pas imazheve në monitor, një qeni nëpër shtëpi dhe më pas hyrja e vëllait të Ilnisës. Ai po bëntë stërvitje, ndërsa Ilnisa pa rënë shumë në sy ka vijuar duke ecur për të kaluar sa më pranë tij, por ndërkohë ka shpërthyer në lot.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd