Transmetuar më 19-02-2024, 06:50

Të dashur lexues të shenjës Akrepi, lexoni horoskopin e javës së re, nga Paolo Fox, një përkthim ekskluziv nga noa.al, zbardhur nga transmetimi audio i astrologut të njohur në Radio Lattemiele.

Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju, për javën nga 19 deri më 25 shkurt 2024. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

Horoskopi javor Dashi, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor Demi, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor për Binjakët, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor Gaforrja, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor për Luanin, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor për shenjën Virgjëresha, nga Paolo Fox. 19 deri 25 shkurt 2024

Horoskopi javor për Peshoren, nga Paolo Fox. 19 deri 25 shkurt 2024

DASHURIA:

Çdo gjë kërkon përpjekje dhe përkushtim, një përpjekje më të madhe ndaj familjes dhe njerëzve të afërt.

Duke ditur karakterin tuaj të vrullshëm, por edhe faktin se jenj njeri i vendosur në vendime, kam frikë se shpesh do të sulmoheni nga një tension i caktuar nervor i cili do të jetë më i fortë sidomos të premten.

Kini kujdes sepse të gjitha situatat që duken të ndërlikuara gjatë kësaj periudhe, mund të zgjidhen në një afat të shkurtër. Por, duke thënë tani "jo", kjo mund të sjellë diçka të nxituar dhe që mund të pasohet nga pendim. Ja pse çdo gjë do të duhet të vlerësohet në mënyrë më të kthjellët…

PUNA:

Mbi të gjitha do të duhet të nxirrni në pah artin e diplomacisë, fakti që ka kaq shumë gjëra që vlojnë në tenxhere nuk mund të sjellë qetësi në zgjedhje.

Ju jeni duke bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, por duhet të vendosni deri në maj nëse do të vazhdoni apo jo disa projekte apo programe.

Ju dëshironi të reflektoni vendosmërinë që ju karakterizon dhe sigurinë që keni për ato që bëni. Por disa nga këto siguri nuk varen nga ju dhe domosdo duhet të prisni vullnetin e të tretëve, gjë që ju mërzit shumë.

Megjithatë, iniciativa dhe nisma juaj personale nuk do të dëmtohen.

MIRËQENIA:

Jeni në një klimë të tensionuar astrologjike, nuk ka kuptim të nxisni teprimet, duhet të shmangni çdo lloj problemi, të ndaleni në shenjën e parë të të qenit në telash.

Duke shmangur çdo lloj tensioni dhe ekzagjerimi, nga ana tjetër bëni më mirë të mos lodheni shumë mes të enjtes dhe ditës së premte.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd