Transmetuar më 19-02-2024, 06:55

Të dashur lexues të shenjës Bricjapi, lexoni horoskopin e javës së re, nga Paolo Fox, një përkthim ekskluziv nga noa.al, zbardhur nga transmetimi audio i astrologut të njohur në Radio Lattemiele.

Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju, për javën nga 19 deri më 25 shkurt 2024. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

Horoskopi javor Dashi, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor Demi, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor për Binjakët, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor Gaforrja, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor për Luanin, nga Paolo Fox. Nga 19 deri më 25 shkurt 2024

Horoskopi javor për shenjën Virgjëresha, nga Paolo Fox. 19 deri 25 shkurt 2024

Horoskopi javor për Peshoren, nga Paolo Fox. 19 deri 25 shkurt 2024

Horoskopi javor analitik për Akrepin, nga Paolo Fox. 19 deri 25 shkurt 2024

Horoskopi analitik për Shigjetarin nga Paolo Fox. Java 19 deri 25 shkurt 2024

Bricjapi, DASHURIA:

Edhe ata që mbyllën ose kufizuan një histori, pritet që në vjeshtën e këtij viti të mund të rikuperohen, sepse gjëra të reja po vijnë.

Periudha në vazhdim do të jetë bashkëfajtore kur bëhet fjalë për dashurinë, sepse mund të përfshiheni nga një sens i madh kritike, por kjo duket se është e përshtatshme duke qenë se do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme.

Në ditët në vijim, në çdo rast, nëse nuk mbylleni, do të keni mundësinë të njihni njerëz të rinj dhe të magjepsni e të magjepseni nga njerëz të rinj. Shtoji këtu dhe mundësinë e fortë të rikthimeve.

PUNA:

Ndryshime të rëndësishme janë në horizont, por ato duhen përballuar me logjikë dhe vendosmëri.

Nëse keni një profesion të varur, pra jeni punëmarrës, ekziston mundësia për të zgjeruar gamën tuaj të veprimit, kjo gjithashtu edhe në sajë të një ideje të mirë për të përmirësuar fitimet tuaja.

Megjithatë, shumë prej kërkesave tuaja do të duhet të fashiten, jo të gjithë do të jenë në anën tuaj, ndaj mund të jetë momenti i duhur për të hequr disa viza.

Megjithatë, mundësitë për veprim mbeten shumë të larta dhe nuk do të mungojë konsensusi.

MIRËQENIA:

Nga pikëpamja fizike ka një rikuperim, me të vërtetë Mërkuri bëhet sërish i favorshëm. Pavarësisht dashurisë për fitnesin, kohët e fundit keni qenë të çrregullt, prandaj ushtrimet mund t’ju ndihmojnë ta jetoni marrëdhënien tuaj me veten dhe të tjerët me më shumë besim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd