Transmetuar më 20-02-2024, 10:40

Futbolli në zi. Andreas Brehme vdiq në Mynih nga arresti kardiak, sipas “Bild”. Brehme, i cili ishte 63 vjeç, u dërgua me urgjencë në klinikën pranë shtëpisë së tij, gjatë natës, midis të hënës dhe të martës, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Brehme kishte luajtur për Saarbrücken, Kaiserslautern (ku më vonë ishte edhe trajner), Bayern Munich, Inter (1988-1992, ku fitoi titullin rekord më 1989) dhe Real Zaragoza.

Në vitin 1990 fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë. Brehme ka lënë pas partneren e tij Susanne Schaefer dhe dy fëmijë të rritur nga martesa me ish-bashkëshorten Pilar.

Dhimbje e madhe kjo edhe për familjen zikaltër, për ndarjen e papritur nga jeta e një prej lojtarëve më të dashur të të gjitha kohërave. Interi vajton Andreas Brehme, një kampion në fushë, person shumë i sjellshëm edhe jashtë fushës.

"Një lojtar i mrekullueshëm, një tifoz i madh i Interit. Bye Andy, përgjithmonë një legjendë", – ka shkruar klubi zikaltër në rrjetet sociale. Një vdekje që preku thellësisht gjithë botën e futbollit. Përgjigja e Juves ndaj mesazhit të ngushëllimit të Interit ishte e menjëhershme: “U prehsh në paqe Andy”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd