Transmetuar më 20-02-2024, 11:24

Është pragiu i ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Atletico Madridit. Në konferencën për shtyp, Simone Inzaghi prezantoi sfidën e parë 1/8 finale, e cila do të luhet sonte në "San Siro": “Duam të shkojmë në finale, por ka skuadra të tjera për t’u kapërcyer. Sonte do të jetë e komplikuar, por do të luajmë mirë në një atmosferë të mrekullueshme”.

Inzaghi do të jetë në gjendje të përqafojë sërish Diego Simeonen. Të dy ndanë përvojën e tyre si lojtarë te Lazio: “Do të jetë kënaqësi ta takoj përsëri, ishte një shok i madh skuadre. Ne fituam së bashku në Romë kur luajtëm për Lazion.

Ai më pas e mbylli karrierën e tij me Atletico Madridin, por mbetëm gjithmonë në kontakt. Ne kurrë nuk e humbëm njëri-tjetrin. Qysh kur luante në fushë ishte e qartë se ai do të bëhej një trajner i madh".

Më pas Inzaghi vazhdoi: “Është e vështirë të parashikohet se me cilën skuadër do të përballemi, i kam parë ndeshjet e fundit të Atletico Madridit, ka ndryshuar shumë. Ndaj Las Palmas ishin shumë agresivë, kundër Real Madridit në Superkupë nuk kishin të njëjtën gjë.

Në përgjithësi është një ekip që driblon shumë më tepër se vitet e kaluara, ka teknikë dhe cilësi të shkëlqyer. Do të kemi përballë një ekip të madh, me një trajner që përveçse ka krijuar mentalitet të madh, ka ndërtuar një grup cilësor që luan futboll të mirë. Unë jam Simeone i Interit? Është e vështirë të thuhet, opinionet ndryshojnë shpejt. Duhet të punojmë".

Trajneri zikaltër foli edhe për ecurinë e tyre në kampionat: "20 ditë më parë ishim -1 pikë nga kreu, ndërsa tani jemi +9 pikë. E dimë që për 20 ditë gjithçka mund të ndryshojë. Duhet të qëndrojmë shumë të fokusuar, të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, duke shpresuar të kem sa më pak dëmtime".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd