Transmetuar më 20-02-2024, 12:26

Ditën e sotme, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka folur nga Komisioni i Ligjeve për Amnistinë Penale, nga e cila do të përfitojnë disa të dënuar.

Gjithashtu, ai sqaroi dhe shifrat se sa do të përfitojnë nga kjo amnisti.

Ndër të tjera, mnistri tha se; “Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë amnisti. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që dënohen deri në 2 vite, s’ka subjektivizëm”.

“Ka pasur modele që amnisti ka pasur dhe për të dënuarit dhe për ndjekjet penale. Ka pasur dhe vetëm për personat e dënuar, se ky është qëllimi. Nuk ka dashur amnistia që t’i heqë instrumentin nga duart e drejtësisë, për akuzat që ngrihen nga prokuroria. Ka pasur modele të tilla.

Kemi statistika të sakta. Kemi kërkuar amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar. Nëse do të merret miratimi i Kuvendit, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë amnisti.

Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që dënohen deri në 2 vite, s’ka subjektivizëm. Nëse do të shkojmë përtej këtij marzhi, këtu është një moment delikat që ne interferojmë në punën e sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd