Transmetuar më 20-02-2024, 12:37

Jo vetëm Inzaghi, por edhe Marcus Thuram foli para ndeshjes kundër "rojiblancos" në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve: "Atletico Madridi është një skuadër që mbrohet mirë, gjithashtu driblon shumë mirë.

Kundërshtari ynë ka sulmues të fortë si Memphis, Morata, Griezmann, duhet të jemi të kujdesshëm edhe në kundërsulm. Do të jetë një shfaqje e bukur, por ne fokusohemi te vetja, duhet të jemi seriozë, të punojmë siç kemi bërë që nga fillimi i sezonit.

Duhet të luajmë një ndeshje të mrekullueshme. Do të hyjmë në fushë për të fituar, më pas të shohim kthimin në Madrid. Për momentin, më e rëndësishmja është ndeshja e sotme. Griezmann? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por problemet zgjidhen duke punuar si ekip".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd