Transmetuar më 20-02-2024, 12:44

Akuzohen se lëshonin fatura fiktive duke mashtruar me TVSH-në, arrestohen dy administratorë në Elbasan.

Ekzekutohen urdhrat e ndalimit për 2 shtetas që akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja.

Në muajin nëntor 2023, Policia e Elbasanit goditi këtë veprimtari kriminale dhe arrestoi administratorin e biznesit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve në kërkim S. Xh., 38 vjeç dhe J. K., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd