Transmetuar më 20-02-2024, 13:50

Një ngjarje e çudtishme ka ndodhur në Asti, Itali pasi një grua u përplas me mjetin e saj me një furgon ku udhëtonin dy shqiptarë.

Aksidenti ndodhi pasi gruaja nuk i hapi rrugën furgonit dhe u fut në parakalim të gabuar. Ajo pështyu dhe ofendoi me fraza raciste pasagjerët shqiptarë të mjetit tjetër, duke i lënë të kuptonin se kishte “shumë miq me uniformë”.

Ajo ofendoi edhe njërin prej karabinierëve të pranishëm duke i thënë se i dukej “më pak profesional” se kolegia e tij.

Gruaja u shoqërua më pas për të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd