Transmetuar më 21-02-2024, 08:02

Ajri shumë i tensionuar, erëra të stuhishme po fryjnë te Bayern Munich. Humbja ndaj Bochum-it, e treta radhazi pas atyre ndaj Leverkusenit dhe Lazios, iu dha fund realisht ëndrrave prej kampionësh të bavarezëve, të cilët, pasi janë 8 pikë pas Bayer-it në klasifikimin e Bundesligës, duket se do të abdikojnë pas 9 vitesh mbretërim të padiskutueshëm.

Në fund të ndeshjes, siç raporton "Bild", nervat e tensionuara do të ishin kthyer në aluzion të një sherri mes Joshua Kimmich dhe Zsolt Low, zëvendësit të trajnerit Thomas Tuchel. Për të shmangur kontaktin mes të dyve, kapiteni Manuel Neuer ndërhyri për t’i ndarë.

Ndërsa drejtuesit konfirmuan besimin e tyre te Tuchel, pas humbjes ndaj Bochum-it, marrëdhënia mes trajnerit dhe disa senatorëve tani është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme. Siç zbulohet nga Lothar Matthaus, tashmë komentator i "Sky Deutschland", disa lojtarë janë në mosmarrëveshje me stafin stërvitor. Mes tyre, përveç Kimmich, edhe Muller, Goretzka e De Ligt.

Përçarja brenda Bayern Munich është një lajm i mirë për Lazion, në funksion të ndeshjes së dytë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, e planifikuar për më 5 mars. Bardhekaltrit, të freskët nga disfata e rëndë në shtëpi ndaj Bologna, janë thirrur të mbrojnë fitoren 1-0 në "Olimpico".  Bavarezëve iu duhet përmbysja, por kjo mund të jetë më e përpjetë sesa pritej.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd