Transmetuar më 20-02-2024, 14:03

Teksa Sara dhe Bardhi po kalojnë një periudhë të vështirë në çift, Meritoni i ka marrë veçmas dhe i këshillon të dy që mos të ndahen për gjëra të vogla, por të pajtohen dhe t’i falin njëri-tjetrit dashuri sepse nuk janë të vegjël.

Madje ai ka folur edhe rininë e tij, për të cilën thotë se për shkak të gabimeve të tij nuk e sheh djalin prej muajsh.

“Qetësohu! Doni që t’ia plotësoni dëshirën të tjerëve apo çfarë? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë puthjet, xhelozia, seriozisht e kam … Për një gabim që kam bërë në rini nuk e shoh djalin tim me muaj dhe ditë.

Ndoshta kur kemi qenë më të rinj duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e do e kisha takuar çdo ditë… Ka çifte që kanë pasur shumë probleme më të mëdha dhe nuk kanë ardhur te fjala e fundit, shprehet Meritoni.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd