Transmetuar më 20-02-2024, 18:33

Një banderolë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri është shfaqur në protestën e grupimit të “Rithemelimit”.

Protesta ka nisur pak çaste më parë, ndërsa disa mijëra qytetarë janë mbledhur te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Banderola për Belerin, i cili kandidoi me koalicionin “Berisha-Meta”, është shkruar në gjuhën angleze.

Beleri qëndron i burgosur me akuzën e korrupsionit zgjedhor pasi tentoi të blente vota kundrejt shumave të parave. Prokuroria ka kërkuar 2 vite burg për të.

Beleri është gjithashtu akuzuar si pjesëmarrës në sulmin e armatosur të terroristëve të organizatës greke “MAVI” në një postë ushtarake në Gjirokastër. Ai është dënuar nga gjykata për nëpërkëmbjen e simboleve kombëtare shqiptare dhe shpalosjen e simboleve ekstremiste që bëjnë thirrje për pushtimin e jugut të Shqipërisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd