Transmetuar më 20-02-2024, 19:27

DURRES – Teuta dhe Tirana e kanë mbyllur pa gola përballjen e tyre të parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e sotme në “Niko Dovana” ka shfaqur një lojë mjaft të vëmendshme të të dy skuadrave, që nuk kanë lënë shumë hapësira për të rrezikuar, edhe pse rastet për të shënuar nuk munguan. Por Kozi nga një anë dhe Vata nga tjetra, u bënë protagonistë me ndërhyrjet e tyre, duke mos lejuar që të preken portat.

Kështu, sfida e sotme ku Erbim Fagu shënoi debutimin si trajneri i Tiranës, u mbyll pa rrjeta të tundura, duke bërë që fati i kualifikimit të vendoset në ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd