Transmetuar më 20-02-2024, 19:55

Disa nga protestuesi e opozitës kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë, pasi pak më parë hodhën flakadanë.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, ata kanë tentuar t’i afrohen kordonit të policisë, por deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Po ashtu ata kanë shkulur lulet dhe dheun që ndodhej në vazo, e kanë hedhur drejt efektivëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd