Transmetuar më 21-02-2024, 07:00

Lexoni horoskopin e ditës nga Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: parashikimet e sotme astrologjike, e Mërkurë 21 Shkurt 2024 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin, zbardhur nga noa.al nga publikimi i përditshëm radiofonik në radio Lattemiele

Dashi

Çdo gjë mund të ndodhë ndërmjet kësaj të mërkure dhe deri të premten, pa merak, në një mënyrë të mirë. Ndoshta ditët e fundit ka pasur ndonjë konflikt, ndonjë shqetësim, ndoshta ju kanë keqinterpretuar, ju është dashur të debatoni me një mik ose jeni gjendur në një situatë të sikletshme. Por kjo pjesë qendrore e javës zhvillohet në një mënyrë shumë interesante dhe ndihmon për t’ju çliruar nga këto tensione. Varet nga mosha dhe rrethanat tuaja, por ditët e ardhshme mund të jenë të rëndësishme për ndjenjat dhe miqësitë e reja.

Demi

Është shumë e rëndësishme të keni një qëndrim të ekuilibruar me njerëzit që doni sepse në të kundërt këto ditë rrezikoni të debatoni shumë. Ndoshta ndonjë konflikt i vogël mund të ketë lindur tashmë që në mbrëmje; është e qartë se kjo mbetet një periudhë kalimtare, por kur toni i polemikave ngrihet, ekziston rreziku i shpërthimeve. Më duhet t’ju kërkoj ta ulni tonin. Forca juaj do të jetë të bëni gjithçka me shumë qetësi: largoni sa më shumë tensionin. Nëse keni një lidhje me një person të Peshqve do të jetë e mundur të ndërtoni diçka të bukur për muajt e ardhshëm.

Binjakët

Takimet e muajit mars duhet të ndiqen disi nga ky fund shkurti. Nga ana tjetër, kjo është një periudhë në të cilën keni nevojë për konfirmim edhe në planin sentimental. Kjo sepse ka pasur disa probleme në punë: ata që kanë një kompani mund të kenë pësuar dëme muajt e fundit edhe nëse ato nuk janë shkaktuar drejtpërdrejt nga vullneti i tyre. Ose ka shumë përpjekje për të bërë gjithçka. Është një periudhë në të cilën do të jetë e lehtë të mendosh të mos bësh më gjërat e zakonshme dhe në dashuri ke nevojë për një histori të vërtetë, me dikë ku të mbështetesh. Nëse nuk ka dashuri të madhe në jetën tuaj, shikoni përreth jush. Megjithatë, nëse keni një person pranë, tensionet me siguri do të jenë më të vogla.

Gaforrja

Duket se keni një dëshirë të madhe për të çliruar veten nga zakonet e vjetra, por edhe për ta përjetuar dashurinë në një mënyrë më të qetë dhe paqësore. Më në fund ka ardhur koha për të pranuar veten: Mbani mend që tranziti i Mërkurit nuk është më në kundërshtim, ai përfaqëson ide të mira, intuitë për gjëra të dobishme jo vetëm për të zhvilluar më mirë të ardhmen, por edhe për të menduar për të tashmen. Nëse gjysma e dytë e shkurtit tashmë ka sjellë dashuri, ajo duhet vazhduar dhe forcuar. Unë ju këshilloj të mos jetoni dy histori në të njëjtën kohë, edhe për faktin se një ndjenjë mund të vlejë shumë më tepër se sa mendoni.

Luani

Pjesa e kësaj mesjave është për luftëtarët: Për ata që kanë pasur projekte në linjë që nga viti i kaluar, ka situata profesionale për të zhvilluar. Është një horoskop shumë i veçantë, ka të ngjarë që ju të dëshironi të vendosni gjithçka përsëri në lojë, mund edhe të zemëroheni me njerëz që nuk e bëjnë detyrën e tyre; megjithatë gjithçka që ju vjen në mendje është pozitive dhe një intuitë e përcaktuar mund t’ju çojë larg. Nëse grindeni me një person këto ditë, do të thotë që tashmë keni vënë re një shkëputje të caktuar prej disa kohësh. Puna sjell sukses, por edhe dyshime, në veçanti për atë se çfarë duhet bërë nga qershori e në vazhdim. Keni kohë deri në maj për ta menduar.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë e rëndësishme për marrëdhënie dhe takime, edhe pse do të ishte më mirë të shtyni disa trazime dashurie deri në pjesën e fundit të javës. Këtu duhet edhe të ngacmoj disi të gjithë beqarët e shenjës që ndoshta mendojnë se dashuria nuk ekziston vetëm e vetëm sepse kanë përjetuar një ndarje. Por tashmë gjithçka mund të rilindë. Çiftet që duan të zyrtarizojnë një lidhje do të kenë disa vendime për të marrë. Në kuadër të punës nga data 23 do të filloni të mendoni se dëshironi të ndryshoni gjithçka që nuk funksionon, në fakt ju keni propozuar që në qershor të bëni gjëra të reja dhe ndoshta të braktisni shtigje që nuk janë më të frytshme. Mendoni me qetësi dhe pa iu dorëzuar zemërimit, Jupiteri e udhëheq lojën në favorin tuaj.

Peshorja

Fakti që keni pasur disa planetë të kundërt mund të tregojë se duhet të kompensoni kohën e humbur: dhe kjo është veçanërisht e vërtetë edhe në sektorin e biznesit, paçka se në një periudhë plot tension, ndjenja e konfuzionit është normale. Në disa raste ekstreme, shkurti mund të ketë sjellë ndarje ose të paktën një farë konfuzioni dhe një pauzë për reflektim. Më duhet t’ju kujtoj se nuk shtyhet me skema. Ndër të tjera, ju jeni një person që ndonjëherë jeni pak i pavendosur sepse jeni në kërkim të dashurisë së përhershme, por pas disa vitesh lodheni duke thënë dhe bërë të njëjtat gjëra me të njëjtin person, përveç nëse bini në dashuri dhe pranoni të jetoni pasionin e momentit. Por edhe kjo është e lodhshme. Kujdes nga disa gabime të panevojshme.

Akrepi

Kur duhet t’i bësh gjërat dy herë, zemërohesh shumë. Vetëm për të dhënë një shembull: mund të ndodhë që të blini një produkt të ri dhe më pas ta zëvendësoni sepse nuk funksionon. Me pak fjalë, mund të themi se ky është një moment në të cilin jo çdo gjë po shkon mirë. Në përgjithësi, megjithatë, ju jeni duke kërkuar për njëfarë sigurie. Këto ditë janë të lodhshme, ndaj përpiquni të mos nxisni tensionin në marrëdhënie, veçanërisht nëse ka pasur ndonjë keqkuptim apo mospërputhje. Shkurti ju përshëndet me një moment të vogël reflektimi të brendshëm, i cili do të duhet të çohet deri në fund.

Shigjetari

Kur kemi një horoskop të madh, kjo nuk do të thotë se do të vijnë domosdoshmërisht thirrje speciale ose mundësi të pashpjegueshme, por ka më shumë gjasa që ne të ndihemi mirë me veten tonë dhe kjo nuk është gjë e vogël: të mund të gjesh një të brendshme të mirë është super. Me këtë nënkuptoj ekuilibrin dhe dëshirën për t’u rikthyer në lojë dhe kjo është më e mira. Këto dy ditë, e mërkurë dhe e enjte, ofrojnë një intuitë të bukur: ata që udhëtojnë do të jenë dyfish të fortë. Ky horoskop intrigues më bën të mendoj se keni ide të mëdha në mendje, edhe nëse një punë e caktuar nuk është konfirmuar. Në këtë rast do të keni më shumë kohë për të menduar për gjëra të tjera dhe, në çdo rast, nuk do të mungojnë mundësitë.

Bricjapi

Në mëngjes ka ende pak lodhje, orët më pas ndjeheni më mirë; Në këtë fund Shkurti me Diell dhe Merkur të favorshëm mund të fillojnë shtigje dhe ide të reja pune të cilat do të zhvillohen në mënyrë shumë të rëndësishme gjatë verës. Ndonjëherë jeni shumë të ngurtë në kërkimin e vëmendjes nga të tjerët, por jeni gjithashtu shumë të ngurtë me veten. Ju e gjykoni partnerin/en tuaj duke e parë apo etiketuar si infantil në arsyetim, por jeni ju që mbeteni të tërhequr nga njerëzit që kanë nevojë për dashuri dhe mbrojtje: atëherë nuk keni pse të ankoheni nëse diçka nuk funksionon. Ti i udhëzon të tjerët, por jo shumë prej tyre ndjekin fjalët e tua, madje edhe nëse tregohesh i vendosur dhe bindës, në fund ke një zemër të madhe dhe gjithmonë përfundon duke falur.

Ujori

Dëshironi të jeni gati për veprim, por këto ditë çdo vendim duhet të jetë qitje në shënjestër, përndryshe rrezikoni të humbni kohë, të ndiheni keq dhe të mos arrini shumë nga çka doni. Mbetet një moment i veçantë edhe në marrëdhëniet me të tjerët sepse mund t’i keni thënë po një pune, një mënyre të re jete dhe brenda vetes mendoni se ndoshta keni folur shumë shpejt, por dihet se projektet e së ardhmes sjellin ankthe të vogla. Kjo është nga ana tjetër dhe ditë e kontradiktave që nuk kanë të bëjnë vetëm me punën, por edhe me familjen. Brenda jush ka konfuzion, por mos mendoni se të tjerët janë shkaku i gjithçkaje. Ju dëshironi të bëni diçka tjetër, por çfarë? Dashuria do të shpërblehet me hyrjen e Venusit në shenjën tuaj.

Peshqit

Në dashuri do t’ju duhet një mirëkuptim më i madh, por edhe ngulm për t’iu rikthyer përjetimit të një pasioni të madh. Nëse do të kishte një ndarje, një keqkuptim, do të dëshironit që gjërat të ktheheshin siç ishin. Por ju duhet të bëni disa qortime të vogla për veten tuaj, një tip autokritike. Ju pëlqen të udhëhiqeni, por më pas, nëse mendoni se një person ka marrë për kot me ju, rrezikoni të zhvilloni një qëndrim jomiqësor. Në fundjavë përpiquni të shmangni konfliktet që mund të lindin nga ambienti përreth. Nëse një person ju ka ofenduar, ai meriton të qortohet. Edhe diçka, yjet do t’i shpërblejnë dashuritë e marsit që po afron. /noa.al

Foto: Getty Images

Horoskopi javor nga Paolo Fox, 19 deri më 25 shkurt 2024

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd