Transmetuar më 21-02-2024, 08:50

Një punonjës policie në Fier është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet për korrupsion.

Nga hetimi i kryer nga AMP ka rezultuar se punonjësi i policisë, Inspektor gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.

Theksohet se vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2024, hetuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), pas një hetimi të ndjekur me metoda të posaçme të hetimit ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masës e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor R. A., me detyrë Trup Shërbimi në Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Ubran dhe Interurban pranë DVP Fier, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2024, hetuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimi i kryer nga AMP u dokumentua me prova se punonjësi i policisë, Inspektor R. A., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd