Transmetuar më 21-02-2024, 09:39

Diego Simeone ka analizuar humbjen minimale të ekipit të tij ndaj Interit, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Gjithçka do të vendoset në kthim, në kryeqytetin spanjoll, sa i takon kualifikimit në çerekfinale. .

Ndeshja – "Kemi konkurruar mjaft mirë, ishim afër asaj që kërkonim, duke bllokuar sulmin e një ekipi të madh si Interi. Ne patëm disa raste në pjesën e dytë, zikaltrit shfrytëzuan humbjet tona të topit".

Gabimi te goli – "Në futboll mund të përgatitësh çfarë të duash, por ata janë njerëz, lojtarë. Gjërat e mira dhe të këqija ndodhin. Ishte një gabim i yni dhe zikaltrit e shfrytëzuan shumë mirë".

Rezultati – "Kërkimi i një goli ishte i rëndësishëm, por nuk arritëm të realizonim goditjen me kokë të Llorentes apo Álvaro. Ne nuk duhej të largoheshim me barazim nga ‘San Siro’. Përmbysja është e vështirë, por kthimi do të jetë në fushën tonë dhe gjithçka mund të ndodhë. Duhet të vazhdojmë të fitojmë duelet, të vrapojmë me më shumë intensitet dhe nga kjo do të vijnë gjërat e mira. Shpresojmë të japim pak më shumë se sot në ndeshjen e kthimit”.

Çfarë mungoi në sprintin final – "Futbolli ka gjithmonë gabime, nga vijnë edhe golat. Në pjesën e parë ia dhamë shansin kundërshtarit me humbje topi të panevojshme. Ata rikuperuan shumë mirë, mendoj se edhe ne konkurruam shumë mirë. Në pjesën e parë nuk patëm raste të qarta, në të dytën mund të kishim shënuar me Llorente, Lino, Morata”.

Problemet prapa – "Nuk do ta individualizojmë humbjen te një lojtar apo situatë”.

Shpresat e kualifikimit – "Unë jam optimist. Përtej humbjes, ne kemi mundësinë të konkurrojmë. E dimë se çfarë do të gjejmë në ndeshjen e kthimit dhe si do të luajë Interi. Tani është koha për të konkurruar, do të jetë radha jonë për të fituar".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd