Transmetuar më 21-02-2024, 09:57

Në ambientet e jashtme të një dyqani në Sarandë është gjetur lëndë plasëse.

Nga policia është konstatuar se lënda plasëse është gjetur në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.

Sakaq grupi hetimor po  vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd